Site icon Telegrafi

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Kur udhëtojmë në vende të ndryshme, shpesh mund të jemi paranojakë sapo të akomodohemi në hotel.

Kjo nga frika se mund të jetë e instaluar ndonjë kamerë pa dijeninë tonë.

Të shumta kanë qenë rastet kur njerëzit kanë gjetur kamera të fshehura në vendet akomoduese gjatë pushimeve të tyre. Ata i kanë ndarë këto përvoja të hidhura në rrjetet sociale.

Se si ndodh që këto kamera të jenë të pranishme në këto nuk ka ndonjë shpjegim. Ato mund të jenë vendosur nga mysafirët paraprakë, por jo domosdo, andaj mbetet një diskutim në vazhdim.

Por, si mund ta dini nëse në dhomën ku qëndroni me pushime ka kamera të fshehta, ja disa këshilla.

Një prej mënyrave më të thjeshta që mund të identifikoni një kamerë të fshehtë është të fikni të gjitha dritat në dhomë dhe me një blic të telefonit kërkoni për ndonjë reflektim drite dhe mundeni që të gjeni ndonjë lente drite.

Kontrolloni ngadalë dhe me kujdes të gjithë dhomën, pasi reflektimi i dritës mund të jetë shumë i vogël.

Për të parë nëse ka kamera në dhomën tuaj kontrolloni vendet ku mund të fshihen lehtësisht këto kamera sikurse detektorët e tymit, orët e alarmit, kokat e dushit dhe prizat.

Një metodë tjetër me të cilën mund ta gjeni nëse ka kamera është edhe ajo përmes Wi-Fi-s. Shkarkoni një aplikacion për skanimin e Wi-Fi-s për të parë se cilat pajisje janë të lidhura, por normalisht jo çdo herë kamerat janë të lidhura me Wi-Fi. /Telegrafi/

Exit mobile version