Për shkak të materieve të tij helmuese të cilat i përmban detergjenti i blerë në dyqane, shumica më me dëshirë përdorin mjete alternative për larje rrobash
Kjo është receta e detergjentit për rrobat tuaja – transmeton Telegrafi.
Përbërësit e nevojshëm:
▪ sapun organik
▪ 3 filxhanë të vegjël sodë bikarbonati
▪ 20 pika vaj eterik, sipas dëshirës
Përgatitja:
Sapunin natyral organik grijeni në rende në një enë dhe shtoni sodën e bikarbonatit.
Përzieni dhe shtoni vajin eterik. Sërish përzieni mirë dhe qiteni në një enë qelqi.
Pluhuri natyral për rroba ka përparësi të shumta në krahasim me atë që e blejmë në dyqane. Përpunimi i tij është i shpejtë, i thjeshtë dhe i lirë.
Me shtesën e vajit eterik ky detergjent merr aromën çfarë e dëshironi.
Është i përshtatshëm edhe për personat me alergji, sepse ekziston mundësia shumë e vogël e zhvillimit të alergjisë.
Edhe ajo që është më e rëndësishme nuk e ndot ambientin! /Telegrafi/