Një kamerë e sigurisë e vendosur në derën e një shtëpia private, ka kapur momentin kur kulmi i një shtëpie hidhet në erë si rezultat i rrjedhjes së gazit, ku si pasojë u lënduan dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në Princeton, Indian, ku një apartament u nda në dysh nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi, duke bërë që një pjesë e kulmit të shkatërrohet plotësisht, transmeton Telegrafi.
E dy nga katër banorët e asaj shtëpia kanë pësuar lëndime trupore dhe me urgjencë janë dërguar në spital për trajtim.
Besohet se njëri prej tyre kishte tentuar ta rregullojë ngrohësen, dhe si pasojë e ndonjë gabimi erdhi deri te rrjedhja e gazit dhe më pas pasoi shpërthimi i fuqishëm.
Banorët e kësaj lagje kanë bërë të ditur se kishin ndjerë erën e gazit natyral që ishte shpërndarë pothuajse në çdo shtëpi, pasi duket se kishte sasi të madhe. /Telegrafi/