Në rrjetet sociale është shfaqur një video e filmuar në Brazil, ku shihet kalimi i një reje ngjyrë hiri mbi atë zonë.
Videoja është shfaqur në Instagram e siç raporton BBC, shfaq lëvizjen e dukurisë natyrore e njohur si “rafti i resë” (shelf cloud), që gjatë asaj kohe të caktuar është regjistruar nga një banor i qytetit brazilian Casillas do Sul, transmeton Telegrafi.
Skena si në filmat harror të kësaj reje, shihen sesi mbulon qytetin, i cili krejt befasisht “errësohet”.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA (NWS), kjo lloj reje fillimisht sjell erëra të stuhishme dhe më pas shi. /Telegrafi/