Si ndodhi transformimi i Barcelonës nga Hansi Flick në një skuadër që "askush nuk dëshiron të përballet"
Hansi Flick paralajmëroi para ndeshjes me Atletico Madridin se Barcelona ka krijuar lojën e saj dhe tashmë ka një identitet të ri.
Trajneri gjerman u pyet nga gazetarët nëse Real Madridi apo edhe Atletico bënin lojë më të bukur se ekipi i tij, por strategu u tregua i matur duke mos bërë krahasime.
Flick deklaroi para mediave se tashmë kanë idenë e tyre të lojës dhe nuk do ta ndryshonin.
"Ne kemi idenë tonë. Ndoshta do të ndryshojmë diçka. Do ta shihni nesër (para përballjes me Atleticon). Nuk do ta zbuloni sot", potencoi gjermani.
Dhe ajo që donte të thoshte... ishte fillimi i Ferran Torres.
“Nuk mund të planifikosh për Ferran Torres sepse vetë ai nuk e di se çfarë do të bëjë. Ai trondit edhe veten me formën e tij”, ka shkruar njëri prej tifozëve pas ndeshjes.
Flick gjithmonë ka një plan për të thyer kundërshtarin. Dhe Barcelona gjithashtu ka gjithmonë një plan, ndërsa më lartë mund të shikoni edhe strategjitë e trajnerit te Blaugranasve. /Telegrafi/


