Site icon Telegrafi

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Jack Grealish mund të luajë përkrah Harry Kanen sezonin e ardhshëm.

SunSport raporton se Bayern Munich po synon një lëvizje shokuese për të joshur anglezin në Bavari këtë verë.

Grealish, i cili nënshkroi për Man City në vitin 2021 për 115 milionë euro, besohet të jetë një objektiv kryesor për trajnerin e ardhshëm të Bayernit, Vincent Kompany.

Trajneri i Burnleyt duket i vendosur të shkëmbejë kampionatin pas një afrimi nga Bayern Munich.

Dhe nëse ai është në gjendje të arrijë marrëveshje me gjigantin gjerman, atëherë ne mund të shohim trajnerin belg duke krijuar një formacion të mbushur me yje në sezonin e ardhshëm – duke përfshirë Jack Grealish.

Kane pothuajse me siguri do të jetë emri i parë në listën e ekipit pasi ai shënoi 44 gola dhe 12 asistime në 45 paraqitje gjatë sezonit të tij debutues.

Ndërsa Grealish ka të ngjarë të rreshtohet në krahun e majtë, ku ka shkëlqyer për Cityn, Aston Villan dhe Anglinë.

Por, 28-vjeçari që vjen në skuadër ka të ngjarë të detyrojë Serge Gnabryn ose Leroy Sanen të zbresë në stol.

Sipas të gjitha gjasave, do të ishte Sane ai që do të fitonte në 11-shen startuese ndaj Gnabryt. /Telegrafi/

Exit mobile version