Hysen Memolla ishte mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Ylli i FC Suharekës ka zbuluar shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe si ndodhi transferimi te Hellas Verona.
“Isha 18 ose 19-vjeç dhe erdhën na morën nga Martina Franca dhe të them të drejtën se u habita”, ka thënë fillimisht Memolla.
“Të them të drejtën vjen një djalë nga Shqipëria dhe merr një kontratë, një kontratë shumë të mirë, pasi te Martina Franca merrja disa lekë por jo të thosha uau”, ka vazhduar rrëfimin e tij lojtari shqiptar.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Memolla i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/