Në rast shkeljesh të rënda është e mundur edhe sekuestrimi i veturës.
Disa vende evropiane janë shumë strikte kur bëhet fjalë për shkelje të rënda të trafikut.
Danimarka është një nga vendet që parashikon masën e konfiskimit të automjeteve dhe gjithçka bazohet në ligjin që dënon “ngasjen e çmendur”.
Konfiskimi i makinës është i mundur në Danimarkë në rast të shkeljeve të rënda.
Nëse vozitni më shumë se 100 km/h dhe e kaloni kufirin e shpejtësisë më shumë se dy herë (për shembull 110 km/h në vend të shpejtësisë së kufizuar prej 50 km/h).
Gjithashtu, makina juaj do të konfiskohet menjëherë nëse vozitni mbi 200 km/h.
Ka edhe kundërvajtje të tjera trafiku që mund të dërgojnë në konfiskim, përkatësisht: drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, vozitje e pakujdesshme, dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit personal në rrethana veçanërisht të vështira. /Telegrafi/