Dy ditë më parë u shfaq lajmi i bujshëm se Edin Dzeko kishte refuzuar Juventusin, ndërsa sot rrëfimin për këtë gjë e ka vazhduar gazeta Corriere dello Sport.
Alfredo Pedulla, një gazetar i njohur italian, dy ditë më parë bëri të ditur ekskluzivisht se Dzeko vendosi të refuzojë Juventusin.
Corriere dello Sport e ka konfirmuar sot këtë informacion dhe ka sjellë vazhdimin e rrëfimit.
Edhe pse janë rivalë të mëdhenj brenda dhe jashtë fushës, Juventusi dhe Interi shpesh bashkëpunojnë në afatet kalimtar dhe kështu ka ndodhur edhe këtë verë. Dy gjigantë italianë kanë rënë dakord për një shkëmbim futbollistësh.
Edin Dzeko do të shkonte në një drejtim dhe Juan Cuadrado në tjetrin. Dy futbollistët pritej të pranonin pasi po hyjnë në vitin e fundit të kontratave me skuadrat e tyre.
Pasi klubet ranë dakord për shkëmbimin, Edin Dzeko ndaloi gjithçka. Sulmuesi boshnjak nuk donte të dëgjonte për largimin e tij nga Interi dhe marrëveshja dështoi.
Arsyeja është se Dzeko është i lumtur në Inter dhe shumë i motivuar për të qëndruar në këtë klub, ndërsa Corriere dello Sport pretendon se Juventusi nuk do të ishte në gjendje t’i jepte atij paratë që fiton ka aktualisht në “Guiseppe Meazza”.
Nga njëra anë, Juventus dëshironte të sillte Dzekon, i cili do të ishe zëvendësues i duhur për Dusan Vlahovicin. Nga ana tjetër, Interi do të merrte një përforcim në krah si Cuadrado që sjell përvojën e fitimit të trofeve.
Dzeko ka qenë një dëshirë e Juventusit prej vitesh dhe në disa raste ai ishte shumë afër kalimit te gjiganti i Torinos./Telegrafi/