Më shumë se 17,000 njerëz janë duke u evakuuar nga autoritetet ukrainase, tha prokurori i përgjithshëm i vendit.
Forcat e armatosura ruse po “vazhdojnë të bombardojnë” vendbanimet e prekura dhe “civilët që përpiqen të evakuohen”, tha Andriy Kostin, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 40,000 njerëz janë në rrezik të përmbytjeve, por 25,000 prej tyre banojnë në territorin e uzurpuar nga Rusia, shtoi ai.
Ai pretendoi se zyrtarët rusë “nuk po evakuojnë njerëzit”.
“Kjo është një tjetër shpërfillje e hapur ndaj jetës njerëzore dhe ligjit ndërkombëtar”, tha ai, duke akuzuar Rusinë për një “krim ndërkombëtar”.
Evakuimi i banorëve nga autoritetet ukrainase vjen pas shpërthimit të digës Kakhovka në Kherson. /Telegrafi/