Site icon Telegrafi

”Most”: Shumë qytetarë paraqesin parregullsi në listën zgjedhore

Organizata joqeveritare ”Most”, e cila merret me zgjedhjet, njofton se në disa ditë të kaluara, ka pranuar dhjetëra telefonata nga qytetarët, por edhe mesazhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, transmeton Telegrafi.

Këto telefonata dhe mesazhe ndërlidhem me listën zgjedhore të publikuar nga KSHZ, në të cilën jan hasur shumë parregullsi, ndaj të cilave ka reagime të shumta.

Sipas ”Most”, qytetarët tregojnë për votues të panjohur në adresa të tyre, ose të të afërmve të tyre, si edhe njerëz që kanë vdekur, apo edhe kanë migruar diku tjetër. Një problem tjetër që e paraqesin qytetarët është edhe ndryshimi i emrave të rrugëve.

Kjo organizatë, bën thirrje që secili të paraqesë parregullsitë në njësitë lokale të KSHZ-së, ndërkaq nëse ata nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë, ”Most” do ta bëj për ta./Telegrafi/

Exit mobile version