Site icon Telegrafi

Më shumë lajme të hidhura për Ronaldon: Dënohet me 55 mijë euro dhe dy ndeshje mos-lojë për sulmin ndaj tifozit

Cristiano Ronaldo raportohet se është goditur me një gjobë prej 55,000 euro dhe një pezullim me dy ndeshje nga federata angleze pasi theu telefonin e një tifozi në fillim të këtij viti.

Pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit në “Goodison Park” sezonin e kaluar, Ronaldo u duk se goditi dorën e Jacob Harding ndërsa ai hyri në tunel, duke dëmtuar telefonin e djalit.

Federata tani ka përfunduar hetimin e tyre dhe i ka dhënë Ronaldos një gjobë të madhe si dhe një pezullim, siç raportohet nga The Mirror.

Ndërsa hetimi po vazhdonte muajin e kaluar, u raportua se 37-vjeçari do të pranonte një akuzë për sjellje të pahijshme nga FA, por ishte i vendosur të luftonte kërcënimin e një ndalimi të mundshëm.

Tashmë që ai është pezulluar, mbetet për t’u parë nëse do ta kundërshtojë dënimin e dhënë.

Akuza vjen vetëm një ditë pasi ai përfundoi periudhën e tij të dytë në United pas intervistës së tij bombë me Piers Morgan, ku ai kritikoi klubin.

United njoftoi se kontrata e Ronaldos ishte ndërprerë me ‘pëlqim të ndërsjellë’ të martën në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version