Dueli do të zhvillohet në O2 Arena në Londër, ndërsa përballja do të fillojë nga ora 23:15 (sipas kohës tonë lokale), raporton talkSPORT.
Ish-kampioni i botës dy herë do të shpresojë të fillojë një kapitull të ri të karrierës së tij me një fitore kundër amerikanit Franklin. Është një ndryshim i ritmit për Joshuan, i pari që nuk është në garë për titullin botëror që nga viti 2016, është gjithashtu një rikthim në O2 Arena të Londrës pas shtatë ndeshjeve të mëparshme në vendin e tij.
Lufta po cilësohet si një ‘Agim i Ri’ për ‘AJ’, me ish-medalistin e artë të Britanisë së Madhe nga viti 2012 që shpreson të rindërtojë karrierën me një sy tek titulli në 18 muajt e ardhshëm. Ai ka një trajner të ri, me Derrick James që zëvendësoi para disa muajsh Robert Garcian.
Por, sa do të fitojë dyshja nga ky duel?
Nuk është lufta më e madhe e AJ-të dhe shuma nuk pritet të jetë as afër 40 milionë eurot të raportuara që ai fitoi për t’u përballur me Usyk gushtin e kaluar.
Nuk është konfirmuar se sa do të fitojë Joshua për luftën, por ai pritet të marrë në shtëpi deri në 10 milionë euro nëse fiton duelin në Londër.
Ndërkohë, Franklinit i garantohet një 950 mijë euro për luftën, por kjo mund të rritet në mbi 1 milion euro nëse ai fiton luftën.
Kush bokson para tyre:
Fabio Wardley vs Michael Polite Coffie
Galal Yafai vs Moises Calleros
Campbell Hatton vs Louis Fielding
Austin Williams vs River Wilson-Bent
John Hedges vs Daniel Bocianski
Jordan Flynn vs Kane Barker
Juergen Uldedaj vs Benoit Huber
Ziyad Almaayouf vs Georgi Velichkov
Peter Kadiru vs Alen Lauriolle. /Telegrafi/