Mesfushori anglez, Mason Mount, është çdo ditë gjithnjë e më larg Chelseat.
24-vjeçari ka ngecur në bisedimet për rinovimin e kontratës me Blutë, të cilët planifikojnë ta shesin në verë nëse nuk arrihet marrëveshja.
Sipas The Athletic, Liverpooli është favorit për nënshkrimin e tij dhe tashmë kanë zhvilluar bisedime të rëndësishme në lidhje me llojin e kontratës që mund t’ia ofrojnë dhe si do të përfshihej lojtari në sistemin e Jurgen Kloppit.
Mirëpo, pengesë e madhe për realizmin e transferimit mund të jetë çmimi që i ka vënë Chelsea futbollistit të vet.
Klubi nga Stamford Bridge kërkon 70 milionë funte (79.5 milionë euro) për Mount. Mirëpo, duke qenë se mesfushori do të jetë në vitin e fundit të kontratës, me kërkesën e tij për t’u larguar, ky çmim mund të ulet. /Telegrafi/