Vatra e zjarrit në Qafën e Llogorasë është arritur të shuhet, pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.
Mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi bëri thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare.
“Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”, theksoi ministri Peleshi. /Telegrafi/