Site icon Telegrafi

Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit shkaku i kushteve atmosferike

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina dhe Dukagjini nuk do ta zhvillojnë sot duelin për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.

Kjo ndeshje ishte paraparër të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, por nuk do të luhet shkaku i kushteve atmosferike.

Fusha në Lipjan ka qenë e ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta që janë në vendin tonë dhe dueli është shtyrë për ditën e nesërme.

“Ndeshja e paraparë te zhvillohet sot ne kupën e Kosovës ndaj Prishtinës, është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës së ngrirë ne stadiumin “Sami Kelmendi”- Lipjan”.

“Takimi pritet te zhvillohet nesër, por për çdo informacion rreth kësaj ndeshje ju mbajmë të informuar me kohë”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit. /Telegrafi/

Exit mobile version