Në vend që më 15 mars, afati i fundit për nënshkrimin e kontratave për blerje të druve për këtë vit është shtyrë deri në fund të muajit. Nëse drutë nuk janë dorëzuar në kohë ndërmarrja qytetarëve do tua kthejë paratë së bashku me normën e interesit. Risia është se qytetarët brenda 24 orëve pas dorëzimit të druve do mund të dërgojnë ankesë, nëse vlerësojnë se u janë dorëzuar dru në sasi më të vogël ose me cilësi të dobët nga ajo që kanë paguar.
“Në qoftë se konstatohet se cilësia është e keqe ne do ti marrim drutë dhe do tu japim dru me cilësi të mirë. Nëse nuk kemi cilësi të tillë, atëherë do ta zhdëmtojmë për atë”, deklaroi për Alsat-M Zharko Karaxhovski, Drejtor i Pyjeve të Maqedonisë
Çmimi i druve të zjarrit mbetet i njëjtë si vitin e kaluar. Drutë e ahut të blerë në depo pa transport kushtojnë 2.370 denarë për metër kub, ndërsa dushku 2. 450. Karaxhoski tha se për këtë vit, në bazë të pagesave pritet, që të priten rreth një milion metra kub dru. Prej tyre 700 mijë metra do të përdoren për ngrohje. Kërkesa për dru zjarri është rritur për 20% në krahasim me vitin e kaluar.
Interes më të madh në blerjen e druve ka në Shkup, Prilep dhe Shtip./Telegrafi/