Ekziston mënyra që enët tuaja të shkrumbuara sërish shkëlqejnë
Nuk ka person i cili gatuan çdo ditë drekën, por që enët së paku njëherë nuk i janë shkrumbuar! – transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ekziston zgjidhja që tenxheret dhe tiganët tuaj sërish të shkëlqejnë! Duhet vetëm t’i ndërmerrni pesë veprime:
Veprimi i parë
Merrni enën e shkrumbuar dhe mbusheni me ujë të vluar. Lëreni ashtu një minutë para se ta zbrazni.
Veprimi i dytë
Qitni sodë bikarbonati, aq më parë në vendet në të cilat duhet gërryer.
Veprimi i tretë
Sipër sodës së bikarbonatit qitni kripë deti.
Veprimi i katërt
Mbi sodën e bikarbonatit dhe kripës qitni uthull dhe shikoni si fillon të reagojë.
Veprimi i pestë
Me tel metali gërryeni mirë enën e shkrumbuar, ndërsa mjetet të cilat i keni vënë në enë do të krijojnë pastën e cila në mënyrë efikase do t’i pastrojë enët.
Lëreni pas gërryerjes në atë pastë edhe pesë deri në dhjetë minuta, para se përfundimisht t’i shpëlani me ujë të nxehtë. /Telegrafi/