Site icon Telegrafi

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Real Madridi ka marrë dy lajme të këqija pas fitores që arritën mbrëmë në shtëpi ndaj Real Betis, aty ku shkëlqeu Kylian Mbappe me dy gola të shënuar.

Vetëm 12 orë pasi e nisi për herë të parë këtë sezon nga minuta e parë, Dani Ceballos ka marrë një goditje të rëndë, pasi ai pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën gjashtë javë.

Mesfushori spanjoll është diagnostifikuar me një ndrydhje të këmbës së majtë dhe do të mbetet jashtë fushave për gjashtë deri në tetë muaj, raporton Diario AS.

Real Madridi ka konfirmuar se Ceballos ka pësuar një ndrydhje të shkallës së tretë, e cila ka prekur edhe ligamentet e kyçit të këmbës.

Përveç Ceballos, lëndim ka pësuar edhe mbrojtësi francez Ferland Mendy i cili tashmë është larguar nga lista e përzgjedhësit francez Didier Deschamps për ndeshjet e shtatorit.

Mendy ka pësuar një lëndim në këmbë dhe sipas Marca, nuk është ende e qartë se për sa kohë do të mbetet jashtë fushave.

Garcia nuk ka patur aq shumë minuta në këmbë që prej startit të sezonit të kaluar, por Ancelotti tani mund të mbetet i detyruar t’i besojë atij teksa do të përballen me ekipe si Sociedad, Stuttgart, Espanyol dhe Alaves./Telegrafi/

Exit mobile version