Hetuesit në Zhengzhou të Kinës, e kanë identifikuar një të ri që paraqitej si ‘fëmijë i pasur’ në rrjetet sociale kineze, ndërsa vidhte prej të dashurave, të cilat e dinin për të pasur.
Raportimet nga shumë të pamartuara, që kishin rënë pre e tij, ka bërë që të nisin hetimet dhe të mbyllen me të arrestuarin, që dyshohet se shfrytëzoi në këtë formë 19 femra, transmeton Telegrafi. Madje, ai është baba i fëmijëve të katër prej viktimave, teksa dy të tjera janë shtatzënë.
Raportohet se gjatë vitit 2017, ai e kishte humbur punën dhe nuk ndalonte së konsumuari alkool, andaj vendosi të mashtronte në këtë formë, si pjesë e trendit shumë të famshëm.
Rrobat që imitojnë veshjet origjinale dhe çantat që duken sikur të shtrenjta, të kombinuara mirë nëpër fotografi, kanë bërë që ai të jetë shumë i besueshëm.
“Sikur mbeste përnjëherë pa para dhe u kërkonte hua, deri në takimin tjetër. Asnjëra nuk dyshonte në të” thuhet në raportin policor.
Brenda dy viteve, ai kishte pasur në shënjestër femra nga familjet e pasura, që përshtateshin me stilin e jetës së tij, megjithëse gjithnjë paguanin vet’. Gjithçka është mësuar nga njëra, e cila e kuptoi identitetin dhe prejardhjen, kur e lindi fëmijën e tij.
Derisa po qëndron në mbajtje, po bëhen hetime nëse ka mundur ta ketë mashtruar edhe ndonjë viktimë tjetër në këtë formë. /Telegrafi/