Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin (shtetas i Armenisë) i cili kishte shfrytëzuar rrugët ilegale për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia gjatë realizimit të detyrave të saja në brezin kufitar, dje më 18.03.2025, rreth orës 23:40, afër Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Vërmicë, ka ndaluar një person (këmbësor) për legjitimim.
“Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër PKK.
Policia e ka njoftuar ekipin mjekësor me qëllim ofrimit të ndihmës mjekësore. Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave dhe 2740 euro dhe monedha ruse, siriane, libaneze dhe dollar amerikan”, thuhet në njoftim.
Policia ka vazhduar me procedurat e intervistimit të të dyshuarit në prezencë të avokatit dhe më pas, me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. /Telegrafi/