Sot (enjte) rreth orës 15:40 në lagjen Bajr të Mitrovicës, në rrugën “Xhemail Haxha”, një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë dy persona janë lënduar.
Ata janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga një bombol gazi.
“Sot, rreth orës 15:40, është raportuar se në rrugën ‘Xhemail Haxha’ në Mitrovicë, në një shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi),” tha Zahiti.
Ndërkohë, zyrtarja e informimit në spitalin e Mitrovicës, Nita Mustafa, po ashtu ka konfirmuar për Telegrafin se dy personat e lënduar kanë pësuar djegie në pjesën e këmbëve.
Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, përfshirë terapinë kundër dhimbjeve, dhe pas procedurave mjekësore pritet të lirohen për në shtëpi./Telegrafi/