Telegrafi

Shtatë yje të famshme që kanë vdekur të rinj (Foto)

Një studimi i realizuar në Australi ka dalë në përfundimin se aktorët, këngëtarët dhe personazhe të tjera publike kanë më shumë gjasa të vdesin të rinj në krahasim me të gjithë profesionet e tjera.


1. River Phoenix. Ishte vetëm 23 vjeç kur ai do te ndahej nga jeta ne vitin 1993. Ai do te gjente vdekjen ne mjediset e The Viper Room, një klub nate ne pronësinë e mikut te tij Johny Depp. Sipas raportit, vdekja e tij erdhi si pasoje e konsumit të një përzierje drogërash.

2. Brandon Lee. Po ne këtë vit, pra në vitin 1993, do të ndahej nga jeta një prej aktorëve më premtues të asaj kohe, njëkohësisht djali i legjendës se filmave me artet marciale, Bruce Lee. Vdekja e tij erdhi aksidentalisht nga një pistolete gjate xhirimit të një filmi.

3. Brittany Murphy. Vdekja e saj në vitin 2010 u rrethua me një hije misteri, ndonëse zyrtarisht shkaku ishte një pneumoni akute. Misteri bëhej edhe më i madh për shkak se ne te njëjtën shtëpi dhe për te njëjtën arsye, pak kohë më parë kishte vdekur edhe bashkëshorti i saj.

4. Heath Ledger. Është ndarë nga jeta ne vitin 2008 dhe si shkaqe zyrtare edhe në këtë rast ishte overdoza. Në fakt, rasti i tij ishte i njohur, pasi prej kohësh ai përballej me pagjumësinë dhe me mjekimet e forta që ai merrte për ta luftuar atë.

5. Heather O’Rourke. Është e pamundur te flasësh për fatkeqësitë qe kane përfshirë Hollywood-in, pa mësuar edhe për Heather O’Rourke. Ne vitin 1988 ajo do te ndahej nga jeta si pasoje e një shok septik te shkaktuar nga një keq diagnostifikim për një sëmundje në aparatin intestinal.

6. Corey Haim. Edhe në këtë rast vdekja erdhi prej overdozës në vitin 2010. Valium, Vicodin, Soma ishin disa prej helmeve që u gjetën në gjakun e tij.

7. Paul Walker. Aktori i njohur në sagën e filmave “Fast and Furious” humbi jetën në bordin e një Porsche, ndërsa udhëtonte me një mikun e tij, ish pilot garash.