Site icon Telegrafi

Shtatë vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Më 27 tetor bëhen shtatë vjet kur Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, e cili ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016.

Kjo Marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

MSA-ja kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet evropiane.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg.

Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor të vitit 2015, me shumicë votash kishin ratifikuar Marrëveshjen, në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk patën marrë pjesë në votim. /Telegrafi/

Exit mobile version