Debati se kujt i takon epiteti i më të mirit të të gjitha kohërave midis Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit mund të përfundojë pas lëvizjes së superyllit portugez te Al-Nassr.
Ikona argjentinase ka bërë tashmë një hap gjigant drejt sigurimit të trashëgimisë së tij si lojtari më i madh i të gjitha kohërave kur udhëhoqi kombëtaren e tij drejt lavdisë për ta fituar Kupën e Botës në Katar.
Ronaldo, ndërkohë, ushte i pafuqishëm për të ndihmuar Portugalinë, pasi u eliminuan në çerekfinale nga Maroku.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të fitojë 200 milionë euro në vit gjatë kohës së tij në shtetin e Gjirit, por pagesa e madhe vjen me një kosto.
Pasi kaloi afër dy dekada duke mahnitur tifozët me performancat e tij në ligat më të larta të Evropës – si dhe në Ligën e Kampionëve – Ronaldo po largohet nga qendra e vëmendjes për të nisur aventurën e tij të re në Arabinë Saudite.
Nuk ka mungesë respekti për Al-Nassr, i cili aktualisht kryeson ligën e tyre vendase, por ata vështirë se mund të krahasohen me Manchester United, Real Madridin ose Juventusin për sa i përket madhështisë.
Ndërsa 37-vjeçari mbyll efektivisht kapitullin e kohës së tij në futbollin evropian, dera është lënë shumë e hapur që Messi të vazhdojë dhe të thyejë një numër rekordesh që aktualisht mbahen me krenari nga Ronaldo.
Me këtë në mendje, messivronaldo.app ka identifikuar shtatë rekorde të Ronaldos që mund të jenë në rrezik pas kalimit të tij në Arabinë Saudite:
Golat në Top 5 Ligat e Evropës
Ronaldo: 495 gola
Messi: 487 gola
Totali i golave për klube në 5 ligat më të mira të Evropës (në të gjitha garat)
Ronaldo: 696 gola
Messi: 695 gola
Totali i golave të shënuara në karrierë në nivel klubesh dhe ndërkombëtarë
Ronaldo: 819 gola
Messi: 793 gola
Totali i golave me klube
Ronaldo: 701 gola
Messi: 695 gola
Totali i golave me kombëtare
Ronaldo: 118 gola
Messi: 98 gola
Totali i asistimeve në Ligën e Kampionëve
Ronaldo: 41 asistime
Messi: 40 asistime
Totali i golave në Ligën e Kampionëve
Ronaldo: 140 gola
Messi: 129 gola. /Telegrafi/