Ultimate Fighting Championship (UFC) nuk ka përfunduar akoma për vitin 2020. Ata kanë organizuar katër evenimente ‘paguaj për të shikuar’ dhe 19 në total me dyer të mbyllura, si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Gara e arteve të përziera marciale ka marrë gjithçka në duart e veta për përgatitjen e dueleve të radhës, ndërsa SunSport ka bërë një listë me shtatë meçet e mëdha që pritet të ndodhin.
Colby Covington dhe Tyron Woodley
Rivalët e peshave të mesme të lehta pritet të ndeshen në UFC Fight Night më 19 shtator.
Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje
Dueli i unifikimit mes dyshes do ta kryesojë UFC 254 më 24 tetor.
Tony Ferguson dhe Dustin Poirier
Ky duel pritet të zhvillohet në mbrëmjen e njëjtë të UFC 254 më 24 tetor.
Robert Whittaker dhe Jared Cannonier
Një tjetër përballje e rëndësishme që tifozët e arteve të përziera marciale do ta shohin në kuadër të ‘UFC 254’, në një duel eliminator në kategorinë e peshave të mesme.
Israel Adesanya dhe Paulo Costa
Më 27 shtator do të zhvillohet ‘UFC 253’, pjesë e të cilës do të jetë edhe ky meç në kategorinë e peshave të mesme.
Dominick Reyes dhe Jan Blachowicz
Një tjetër përballje e rëndësishme në evenimentin ‘UFC 253’, në kategorinë e lehtë.
Kamaru Usman dhe Gilbert Burns
Mbrëmja e ‘UFC 256’ është caktuar të zhvillohet më 12 dhjetor, ku tifozët do ta kenë mundësinë ta shohin edhe këtë sfidë.
/Telegrafi/