Site icon Telegrafi

Shqiptarja që takoi nënën dhe burrin e Kim (Foto)

Hafiia Mira është një vajzë shqiptare nga Kosova e cila jeton në Kanada dhe dëshiron të bëhet stiliste.

Ajo është e njohur në rrjetet sociale për punët e saj si modele dhe kërcimtare, e gjithashtu është shfaqur dhe në videoklipin e Kayo, “Rich Already”.

Mira ka shumë ndjekës, sidomos në rrjetin social Instagram, ndërsa linjat e saja trupore e bëjnë atë një prej femrave më hot shqiptare, por edhe më gjerë.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në Javën e Modës në New York, ku ka modeluar për kreacionet e fundit të firmës Adidas, koleksion ky që vjen si bashkëpunim me Kanye Westin.

Në këtë ngjarje, Hafiia ka takuar edhe nënën e motrave Kardashian, Kris Jenner. Ajo ka postuar një fotografi me Krisin në Instagram.

Gjatë qëndrimit të saj në New York, ajo ka takuar edhe vet bashkëpunëtorin e këtij koleksionit nga Adidas, Kanye West.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shumë yje tjera të famshme, si Beyonce e shumë të tjerë. /Koha/Telegrafi/

Exit mobile version