Site icon Telegrafi

Shqiptari humb jetën në Gjermani, dyshimet flasin për vrasje

Konflikt tragjik me përfundim fatal në rrugën Eisenbahn në Leipzig: Një shqiptar 39-vjeçar vdiq në spital. Policia po heton rastin si vrasje.

Kalimtarët panë shqiptarin e plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në rrugën Eisenbahn pranë sheshit Otto-Runki dhe thirrën policinë.

Më vonë, sipas njoftimeve, shqiptari vdiq në spital, njofton media gjermane radioleipzig.

Sipas zëdhënëses së policisë gjermane, kishte pasur një përleshje fizike.

Ende po hetohet nëse janë përdorur armët në konflikt.

Deri tani nuk ka pasur arrestime dhe motivet e konfliktit mbeten të paqarta./Telegrafi/

 

Exit mobile version