Site icon Telegrafi

Shqiptarët, populli me të ardhurat më ulëta në Evropë

Shqiptarët rezultojnë populli me më pak të ardhura në Evropë. Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave, rezulton se Shqipëria është 30 për qind poshtë mesatares së Bashkimit Evropian për vitin 2018. Ndërkohë që përmirësimi nëse e krahasojmë me 2017 është shumë i vogël me vetëm 1 për qind.

Po ashtu edhe për konsumin, Shqipëria renditet në vendin e fundit në Evropë. Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të lartë të ardhurave për frymë janë Mali i zi i ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Vendet e rajonit kanë një diferencë të theksuar të të ardhurave nëse krahasohet me vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ecuria e nivelit të ardhurave dhe konsumit vijon të mbetet e modeste gjatë viteve të fundit. Institucione ndërkombëtare financiare vlerësojnë se Shqipërisë por edhe vendeve të tjera në rajon mund t’u duhen mbi 80 vite për të arritur në nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të Bashkimit Evropian.

Shumë familje në Shqipëri vijojnë të jetojnë vetëm me të ardhurat që vijnë nga remitancat.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë periudhës korrik-shtator në vend kanë hyrë 185 milionë euro remitanca.

Nëse e krahasojmë me një vit më parë ky nivel është rritur me rreth 8 për qind. Shumë familje të veri të Shqipërisë jetojnë kryesisht vetëm me të ardhurat nga emigrantët. /Ora News/

Exit mobile version