Site icon Telegrafi

“Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës pritet të vendoset në Kukës, vepra simbolizon 100-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka njoftuar se “Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset në qytetin e Kukësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko shkruan se procesi po koordinohet nga kryetari i Bashkisë së Kukësit.

“Shqiponja” u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ndërsa u hoq në vitin 2018 për shkak të projektit të Unazës së Madhe.”

““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit! Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po kordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko. /Telegrafi/

Exit mobile version