Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka pritur kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj.
Në këtë takim, Lindita Nikolla e vlerësoi atletin 23-vjeçar, duke i premtuar edhe mbështetjen e mëtejshme të qeverisë, në mënyrë që ai të stërvitet sa më mirë për të synuar objektiva më madhorë.
“Ne do të mbështesim me zemër dhe jo vetëm, në mënyrë që ti të vijosh stërvitjen dinjitoze, e pse jo, të shpallesh edhe kampion bote. Na ke dhënë një shtysë të fortë që të bëjmë edhe më shumë për sportin”, tha ministrja.
Vetë Smajlaj nuk e fshehu mirënjohjen për mbështetjen dhe premtimet që i janë dhënë, sidomos në këtë periudhë pas suksesit në Evropian:
“Shpërblim do të ketë sepse është e caktuar me ligj. Thjesht po pritet përgjigjja e antidopingut. Më tej, i di vetë shteti punët”, ka theksuar ai.
Përfitimin financiar në bazë të ligjit prej 4 milionë lekësh të vjetra (3 mijë euro), Izmir Smajlaj do ta marrë pas mbërritjes së përgjigjes së analizës së dopingut, e cila ka një afat rreth 2 javë pas garës.
Pritja në Ministrinë e Arsimit e Sporteve nuk ishte e vetmja garë ku mori pjesë Izmir Smajlaj. Kampioni i Evropës në atletikë u takua edhe nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar.