Site icon Telegrafi

Shqipëria në emër të Thaçit do ta padisë Serbinë për gjenocid

 

Vizita e fundit e diplomatit William Walker, ish kreu i Misionit të Verifikimit në Kosovë, nuk ishte aspak vizitë e rastësishme.

Ai ka dëshmuar në lidhje me vrasjen masive të civilëve shqiptarë nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe, si dhe vrasjen e qytetarëve serbë të Kosovës.

Mirëpo Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për shkak se ajo nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, shkruan Sputnik, transmeton Klan Kosova.

Meqë Kosova nuk mund të ngrejë padi kundër Serbisë pasi që nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, po shqyrtohet mundësia që këtë ta bëjë Shqipëria në emër të Kosovës, thonë burime të Sputnikut.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër arreste për 57 serbë që dyshohet se kanë kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Gjakovë, Reçak, Drenicë.

Gazeta ruse Sputnik shkruan se fletëarrestet për këta serbë, janë pjesë e një plani më të gjerë të Hashim Thaçit, i cili nuk ka hequr dorë nga ideja që Serbia duhet paditur për gjenocid në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Burime të Sputnik thonë se Prishtina ka angazhuar një ekip ekspertësh ligjorë dhe se Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë do të përdoret si trampolinë për qëllimet e tyre.

Exit mobile version