Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar me rezultat të pastër 2-0 në shtëpi ndaj Armenisë në miqësoren e zhvilluar sonte (e shtunë) mbrëma.
Kuqezinjtë nuk i kanë lënë vend befasisë, pasi pas humbjes nga Italia, kanë mposhtur Armeninë në “Air Albania Stadium”.
Trajneri Edy Reja kishte bërë shumë ndryshime në formacion, por zëvendësimet qëlluan të frytshme, pasi treguan rezultat dhe shënuan gola.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Shqipërisë, që krijoi disa raste dhe gjeti edhe golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 28-të, pas një aksioni model që u finalizua nga Xhuliano Skuka për 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin skuadër më kërkuese dhe krijoi më shumë, teksa gjeti edhe një gol.
Ishte mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 64-të për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Vlen të theksohet se Reja u dha hapësira disa futbollistëve të rinj dhe disa prej tyre që luajnë në kampionatin vendor, Superioren e Shqipërisë. /Telegrafi/
⚽️ Xh. Skuka
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) November 19, 2022
⚽️ K. Asllani (pén)
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) November 19, 2022