Shqipëria do të jetë mysafir i Republikës së Çekisë për takimin që miqësor.
Ndeshja që fillon në ora 20:15, do të zhvillohet në stadiumin ‘Generali Ceska pojistovna Arena’ në Pragë.
Edy Reja po u jep shansin disa lojtarëve të rinj që të tregojnë vetën, po ashtu edhe atyre që ende nuk kanë debutuar në fanellën kuqezi.
Shqipëria futet në këtë miqësore me barazimin pa gola ndaj Uellsit, edhe pse pati një paraqitje fantastike.
Në anën tjetër, Republika Çeke u demolua nga Italia në humbjen 4-0.
Reja shpreson që sot të shoh më të mirën e lojtarëve të tij, duke ditur që çekët nuk janë një kundërshtar i lehtë. /Telegrafi/