Shqipëria ka arritur të shënojë fitore ndaj San Marinos me rezultat 5-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Kuqezinjtë kishin vetëm një qëllim para këtij takimi edhe pse përballë kishin një skuadër të dobët si ajo e San Marinos.
Shqipëria kishte disa raste në pjesën e parë, por arriti të shënojë vetëm një gol.
Ishte Rey Manaj që ktheu në gol asistimin e Keidi Bares për 1-0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë bënë disa ndryshime, duke dal të qëlluara.
Qazim Laqi ngriti epërsinë në 2-0 pas asistimit të Armando Brojës.
Pas asistimit Broja ishte ai që shënoi për 3-0 pasi mori një asistim nga Roshi.
Në minutën e 68-të, Roshi asistoi edhe njëherë, kësaj radhe për Elseid Hysajn, i cili tundi rrjetën për 4-0.
Goli i fundit erdhi në minutën e 80-të, Kur Myrto Uzuni shënoi për 5-0.
Me këtë fitore Shqipëria ka fatin në duart e veta, pasi gjendet në vendin e dytë me 12 pikë. /Telegrafi/