Site icon Telegrafi

Shqipëria e rrezikuar nga epidemia e streptokokut, ekspertët bëjnë thirrje për kujdes

Mos neglizhoni dhimbjet e fytit tek fëmijët. Ky është apeli që vjen nga ekspertët e shëndetësisë këtë periudhë pasi një epidemi nga sëmundjet e streptokokut po rrezikon edhe Shqipërinë.

Silva Bino, shefe për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik këshillon prindërit dhe mjekët pediatër për kujdes të shtuar.

Krahas gripit dhe virozave të tjera respiratore, janë shtuar rastet e fëmijëve të sëmurë nga infeksionet e bakterit të streptokokut.

Ende nuk kemi te bëjmë me epidemi, por ekspertët theksojnë rëndësinë e trajtimit në kohë dhe më medikamentet e duhura.

Ashtu si gripi edhe infeksionet nga bakteri i streptokokut janë ngjitëse përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Exit mobile version