Platforma inovative Shqip.ai ka arritur një moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj, ku ka arritur shifrën e 5 mijë përdoruesve.
Të gjithë përdoruesit e regjistruar kanë mundësinë për të përdorur teknologjinë e avancuar për transkriptim të gjuhës shqipe.
Shqip.ai ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të inteligjencës artificiale në gjuhën shqipe, duke përfshirë përkthime automatike nga përmbajtjet audio-vizuale në forma të tekstit të shkruar.
Së fundmi Shqip.ai, ka lansuar funksionin më të ri i cili mundëson krijimin e artikujve në mënyrë automatike dhe ju ofron tituj tërheqës.
Arritja e 5 mijë përdoruesve, është tregues se ka një rritje të kërkesës për teknologjinë AI në gjuhën shqipe dhe se Shqip.ai po përgjigjet me sukses për të plotësuar këtë nevojë. /Telegrafi/