Site icon Telegrafi

Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit 

Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që stërvitën të diferencuar. 

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit.  

Ai ka kryer një pjesë të stërvitjes me grupin, por më pas ka stërvitur i diferencuar.  

Edhe mesfushori Valon Berisha, i cili ka ndier një shqetësim të vogël është stërvitur i diferencuar. 

Por Berisha sipas gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për stërvitjen tjetër.

Pjesa tjetër e skuadrës ka stërvitur e bashkuar, në aspektin taktik. /Telegrafi/  

Exit mobile version