Site icon Telegrafi

Shqetësimet financiare e detyrojnë Man Utd të marrë në konsideratë ‘planin C’ para Gyokeres ose Osimhen

Manchester Unitedi thuhet se po detyrohet të bëjë një transferim më të vogël në fazën e sulmit shkaku i problemeve financiare.

Sipas portalit GiveMeSport, United ka prioritet shtimin e një qendërsulmuesi në afatit e ardhshëm të verës, me Liam Delap të Ipswich Town që shfaqet si një objektiv serioz.

Delap ka ende mbi katër vite të mbetura në kontratën e tij, duke fituar 20,000 funte në javë, por United po peshon një lëvizje të mundshme.

Burimet tregojnë se United është i impresionuar nga potenciali i Delap, veçanërisht duke pasur parasysh paraqitjet e tij të spikatura për një skuadër të vështirë të Ipswich. Ky interes vjen pasi dyshimet vazhdojnë për të ardhmen afatgjatë të Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee në Old Trafford.

Ndërkohë, Ruben Amorim, i lidhur me rolin menaxherial në United, ka identifikuar Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen si nënshkrime të ëndrrave.

Megjithatë, shqetësimet financiare mund ta shtyjnë klubin drejt opsionit më të arritshëm të Delap, i cili përfaqëson një investim afatgjatë premtues.

Vlera aktuale e Delap në Transfermarkt është 25 milionë euro, ndërsa lojtari ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 25 ndeshje për Ipswich këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version