Site icon Telegrafi

Shqetësime të shumta me kukullën që ka të pasme ekstra të fryra (Foto)

Kukulla që ngjanë me Barbien e famshëm, por që ka të pasme ekstra të fryra, ka ngjallur shqetësim të madh kryesisht te prindërit.

Lodra që ka dalë në shitje në Brazil, ka pjesën e pasme aq të zgjeruar, sa që në jetën reale do duhej të tejkalonte perimetrin prej 100 centimetrash, transmeton Telegrafi.

Kjo është konsideruar si frymëzim i keq për vajzat, të cilat do të inkurajoheshin që në fëmijëri, të mendojnë për t’i rritur të pasmet.

“Linjat e tilla i kanë vetëm pak gra, andaj duhet vetëm intervenim për t’i zgjeruar. Pse kjo të jetë preokupim i një fëmije”, ishte një prej komenteve të shumta.

Por, prodhuesit kanë thënë se kjo është një grua braziliane, që është krijuar për të shënuar festivalin e sivjetmë të Miss Bumbum, ku fituese zgjidhet ajo që ka prapanicën më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version