Telegrafi

Shqetësime te Inter Miami, Messi dhe Alba u larguan nga fusha në pjesën e parë për shkak të lëndimeve

Programi i Ligës së Futbollit të Amerikës (MLS) mëngjesin e sotëm (e enjte) përfshiu 14 ndeshje dhe më së shumti vëmendje tërhoqi ylli më i madh, Lionel Messi.

Gjegjësisht, argjentinasi u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Inter Miamit dhe Torontos.

Sulmuesi i Interi Miamit është larguar nga fusha në minutën e 37-të dhe për momentin nuk dihet për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

Dy minuta më parë nga fusha për shkak të lëndimit u largua edhe bashkëlojtari dhe miku i tij Jordi Alba.

Megjithatë, klubi nga Florida përfundoi duke fituar 4:0 dhe shënues ishin Facundo Farias, Robert Taylor (dy herë) dhe Benjamin Cremaschi.

Inter Miami është aktualisht në vendin e 13-të në Lindje me 31 pikë, pra pesë më pak se vendet që dërgojnë në “play-off”.

Kanë mbetur katër ose pesë xhiro deri në fund të sezonit të rregullt dhe çdo pikë është e rëndësishme në luftën për një vend në “play-off”. /Telegrafi/

https://twitter.com/thesportstattoo/status/1704709229159006562