Gazetari turk, Yagız Sabuncuoglu raporton se ish-trajneri i Romës dhe Interit, Jose Mourinho është larguar sot nga Stambolli për operacion për shkak të një problemi shëndetësor të paspecifikuar.
Trajneri i Fenerbahçes dhe ish-drejtues i gjigantëve të Serie A, Inter dhe Roma, duhet t’i nënshtrohet një operacioni për një problem shëndetësor.
Është raportuar nga gazetari turk Yagız Sabuncuoglu në X: “Jose Mourinho do të largohet nga Stambolli sot për t’iu nënshtruar një operacioni jashtë vendit për shkak të një problemi shëndetësor”.
Mourinho nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Fenerbahcen verën e kaluar, vetëm pak muaj pasi u shkarkua nga Roma.
Një trajner legjendar i Serie A, Special One fitoi tripletën në 2010 me Interin dhe pushtoi trofeun e parë evropian për Romën në 2022, duke ngritur Ligën e Konferencës.
Trajneri 61-vjeçar ka fituar 93 ndeshje në Serie A nga 172, dhe mesatarja e pikëve të tij për lojë në ligën e parë të Italisë është 1.87. /Telegrafi/