Reperët e njohur dhe njëkohësisht vëllezërit, Mozzik dhe Getinjo, janë tejet të lidhur me prindërit e tyre.
Po ashtu këtë marrëdhënie të shëndoshë ata e kanë reflektuar edhe në këngët e tyre duke shprehur dashurinë dhe respektin për ta.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, yjet e skenës sonë kanë njoftuar se babai i tyre ka pësuar infarkt në zemër, por falë intervenimeve të shpejta ai ka shpëtuar.
“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekulli, e që ti vendos se a do të rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam babën Gazmend, nga infarktet në zemër”.
“Kjo qenka jeta po të çuditka! Të dua Bacalok. Faleminderit Zot! Faleminderit Mjekëve!”, ka shkruar Mozzik në Facebook.
Ndërsa Getinjo përmes rrjeti të tij social Instagram shkroi: “Falë Zotit dhe doktorëve me intervenim shumë të shpejt e shpëtuam babin. I përballoj infarktet dhe e duroj vendosjen e stendës…”.
Njoftimi për një lajm të tillë është dhënë nga dyshja në orët e hershme të ditës së sotme (e hënë), teksa shiheshin duke përqafuar babin e tyre në spital. /Telegrafi/