Nga shpërthimi që ndodhi mbrëmë në kanalin Ibër-Lepenc, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për disa vende të Mitrovicës.
Si pasojë e kësaj, Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se do të vendoset cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit, sipas një orari të caktuar, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, në orën 13:00 cisterna me ujë të pijes do të vendoset në Lagjen e Boshnjakëve, në orën 13:45 në lagjet pranë Spitalit dhe në orën 14:30 në lagjet pranë Stacionit të Policisë.
Komuna ka bërë të ditur se kështu do të bëhet vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/