Site icon Telegrafi

Shpërthimi në Ibër – Lepenc, BE dhe EULEX dënojnë rastin: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav dhe shefi i EULEX-it kanë dënuar shpërthimin e sotëm në kanalin e Ibër – Lepencit në Zubin Potok.

Orav dhe Barbano përmes postimeve në platformën “X”, kanë thënë se ngjarja duhet të hetohet dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

“Dënoj incidentin e rëndë që shkaktoi dëme në kanalin ujor në Zubin Potok që po privon pjesë të konsiderueshme të Kosovës nga furnizimi me ujë.  Unë u kam ofruar ndihmën e BE-së autoriteteve të Kosovës. Ngjarja duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Orav, transmeton Telegrafi.

Edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, tha se pajtohet plotësisht me ambasadorin e BE-së.

“Dënojmë fuqishëm incidentin e  rëndë të mbrëmjes së sotme dhe pasojave të tij të mundshme. Pres hetime të shpejta: autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Barbano. /Telegrafi/

Exit mobile version