Site icon Telegrafi

Shpërthim i fuqishëm në Hagë, katër të vdekur dhe shumë të zhdukur

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi shpërthimet tronditën një bllok banesash në Hagë, Holandë.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Jan van Zanen, tha se nuk dihet se sa njerëz janë ende të zhdukur.

As shkaku i shpërthimeve nuk është ende i qartë, por policia holandeze tha se një veturë u largua “me shpejtësi shumë të madhe” pak më vonë dhe ka apeluar për dëshmitarë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një pjesë e një ndërtese

Van Zanen tha se mundësia që të mbijetuarit të nxirren nga rrënojat ishte e vogël dhe i kërkoi komunitetit të përgatitet për një “skenar të rastit më të keq”.

Më herët mendohej se deri në 20 persona mund të ishin në banesa në momentin e shpërthimit, por kryebashkiaku nuk pranoi të spekulonte për këtë.

Ndërkohë, policia holandeze tha se një trup i katërt ishte gjetur, me një person të pestë të shtruar në spital. /Telegrafi/

Exit mobile version