Site icon Telegrafi

Shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve, një qytetar nga Prizreni publikon pamje – thotë se xhamat e dritareve të shtëpisë i janë thyer

Mbi 20 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve nga mjetet piroteknike, ndërsa rasti më i rëndë është ai në Prizren ku nga shpërthimi aksidental i mjeteve piroteknike janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve rëndë.

E lidhur me shpërthimin në Prizren, ku ka ndodhur në një pikë-shitjeje në trotuar dhe prej nga pastaj është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat përreth, ka shkruar sot një banor i lagjes ku ka ndodh shpërthimi.

Lexo po ashtu Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren në një pikë shitjeje në trotuar, Policia jep detaje

Në emailin e dërguar në redaksi, dhe të njëjtën në postimin e tij në Facebook, Arsim Gjinovci thekson se i janë thyer gati të gjitha xhamat e dritareve të shtëpisë nga ky shpërthim.

Ai thotë se shtëpia e tij ishte diku rreth 30 metra nga vendi ku ndodhi shpërthimi.

Tutje, ai shkrua se lidhur me dritaret e dëmtuara iu tregoi disa policëve, por siç thotë Gjinovci nuk iu bëri përshtypje. /Telegrafi/

Exit mobile version