Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas Kiev. Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturat dron kamikazë.
Siç shkruan BBC, këto sulme vijnë një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse që lanë të vdekur të paktën 19 persona, transmeton Telegrafi.
#BREAKING multiple explosions heard in #Kyiv this morning. #Ukrainian authorities report attacks by Kamikaze drones. pic.twitter.com/7nfn4cw3Wv
— Ticker (@tickercotweets) October 17, 2022
Shpërthimet të hënën ndodhën rreth orës 07:00 me orën lokale (04:00 GMT), tha gazetari i BBC-së, Paul Adams i cili ndodhet në qytet.
Edhe deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko përmes një postimi në Twitter, bëri të ditur se Rusia ka sulmuar qendrën e Kievit.
“Tani për tani, Rusia po sulmon qendrën e Kievit me drone iraniane. Filloi një zjarr i madh. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar”, ka shkruar Goncharenko. /Telegrafi/
Right now, Russia is attacking the center of Kyiv with Iranian drones. A big fire started. Rescuers are working.#russiaisateroriststate
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) October 17, 2022
The photo of the wreckage of a downed Iranian drone over Kyiv. The photo was published by Klitschko.
I wonder what Russia offered Iran in return? I think also military assistance. But what everyone is afraid of. Iran and Russia must be stopped. pic.twitter.com/aDdIG5q683
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) October 17, 2022