Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar këtë mëngjes në Yevpatoria të Krimesë së pushtuar nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për sulmet me dron në Krime dhe për tentimin që me dronët ujor të goditet anija patrulluese e flotës së Detit të Zi – Sergei Kotov, transmeton Telegrafi.
⚡️A powerful explosion occurred in the temporarily occupied #Yevpatoriya (#Crimea) at night. Local Telegram channels published photos and video.
According to Russian state media reports, Russian air defenses allegedly destroyed 11 drones over the territory of temporarily… pic.twitter.com/I64DoX3nSY
— KyivPost (@KyivPost) September 14, 2023
Mediat ukrainase raportojnë se banorët lokalë kanë raportuar për disa shpërthime të fuqishme. Përveç kësaj, ata kanë shpërndarë edhe fotografi e video nga vendi ku kanë ndodhur shpërthimet.
Pas kësaj, media ukrainase Public raporton se shpërthimet në Krime, ndodhën në afërsi të fshatit Uyutno në perëndim të Yevpatoria.
💥💥💥 EXPLOSIONS IN 🇷🇺-OCCUPIED CRIMEA
⚡️⚡️⚡️ Large explosions in 🇷🇺-occupied Crimea.
👉 After Ukraine’s 🇺🇦 successful attacks on the 🇷🇺 Black Sea Fleet last night in Crimea, it appears 🇺🇦 is going at it again. pic.twitter.com/A8P0bymWzq
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) September 14, 2023
“Autoambulanca dhe ekipet e shpëtimit dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se gjendet edhe një bazë ushtarake ruse”, u tha nga kjo medie.
Sipas banorëve të atjeshëm, kanë ndodhur katër shpërthime të fuqishme, kurse autoritetet pushtuese të Yevpatroisë dhe Krimesë akoma nuk kanë komentuar këto shpërthime. /Telegrafi/