Një shpërthim i ri ndodhi pranë ambasadës izraelite në Danimarkë, thotë policia, në përvjetorin e një viti të sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.
Shpërthimi ndodhi rreth 500 metra larg ambasadës në Kopenhagë, pesë ditë pas dy shpërthimeve pranë ndërtesës pas të cilëve janë arrestuar dy shtetas suedezë.
“Ne sigurisht po shqyrtojmë nëse mund të ketë një lidhje me incidentin (më parë) në ambasadën izraelite”, u tha gazetarëve inspektorja e policisë së Kopenhagës, Trine Moller.
“Nuk ka asnjë tregues se ky është rasti”, shto ajo, duke shtuar se shpërthimi i raportuar mund të jetë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri.
Imazhet në mediat lokale treguan gjurmë të një shpërthimi përpara një ndërtese banimi, rreth 500 metra larg ambasadës izraelite.
Agjencia suedeze e inteligjencës Sapo tha se Irani mund të jetë përfshirë në shpërthimet e 2 tetorit në Danimarkë, si dhe në një të shtënë pranë ambasadës së Izraelit në Stokholm një ditë më parë. /Telegrafi/